‘Afrika ka miq të tjerë’ nëse nuk ndihmohet nga Trump, thotë kandidati kenian i Unionit (fotot)

09/11/2024 19:33
"Nuk dua ta paragjykoj. Nëse Trump dëshiron të punojë me Afrikën si një mik, edhe ne do të bashkëpunojmë me të. Por nëse nuk dëshiron të punojë me Afrikën, atëherë Afrika ka miq të tjerë”, tha 79 vjecari.

Kandidati i Kenias për postim më të lartë në Unionin e Vendeve Afrikane, tha sot se nëse Donald Trump nuk dëshiron të punojë me Afrikën, kontinenti ka “të tjerë miq”.

Politikani i vjetër Raila Odinga, një nga katër kandidatët që do të zëvendësojnë Moussa Faki Mahamat në krye të Unionit Afrikan vitin që vjen, komentonte fitoren e republikanit Donald Trump në zgjedhjet e SHBA.

“Nuk dua ta paragjykoj. Nëse Trump dëshiron të punojë me Afrikën si një mik, edhe ne do të bashkëpunojmë me të. Por nëse nuk dëshiron të punojë me Afrikën, atëherë Afrika ka miq të tjerë”, tha 79 vjecari.

Kontinenti me 1.5 miliardë njerëz është bërë shpesh pikë përplasje të influencave mes Perëndimit, Kinës, Rusisë e Turqisë.

Shumë liderë afrikanë kanë dhënë përgëzimet për fitoren e Trump, edhe gjatë mandatit të tij të parë 2017-2021 edhe pse shpesh ai ka bërë komente të pamenduara ndaj tyre.

I pyetur për komentet e mëparshme të Trump,  Odinga tha: “Jo, kjo nuk më shqetëson pasi ai ishte Trump atëherë, tani është një president i ri, kështu që do të presim e të shikojmë nëse do të punojmë me të. Nuk dua ta paragjykoj dhe të presim kur ai të shprehet në lidhje me Afrikën”.//AFP//

FOTO GALERI
1/3
Kandidati i Kenias për postim më të lartë në Unionin e Vendeve Afrikane, tha sot se nëse Donald Trump nuk dëshiron të punojë me Afrikën, kontinenti ka "të tjerë miq".

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA