Zjarret e papritura dalin jashtë kontrolli, djegin mijëra hektarë pyje në Kaliforni (fotot)

08/11/2024 17:36

Një zjarr i nxitur nga erërat është përhapur në mijëra hektarë pyje brenda 24 orëve në Kaliforni duke detyruar shumë njerëz të evakuoheshin, njoftonte guvernatori Gavin Newsom teksa kërkonte ndihmë federale për të luftuar flakët.

Gjendja e emergjencës u shpall në Ventura ku zjarrfikësit nuk arrinin të vinin nën kontroll zjarrin e malit qe kishte djegur rreth 9000 hektarë pyje, ndërsa ende pjesa më e madhe është jashtë kontrolli.

Zjarret e nëntorit vijnë mes temperaturave çuditërisht të larta dhe erërave të forta në Santa Ana. Zyrtarët e motit kishin dhënë paralajmërime për evakuimet nga zjarri ne zonat Ventura e Los Angeles.

Pamje të rrjetit ABC Los Angeles dhe KABC tregonin disa shtëpi të shkatërruara në qytezat Camarillo, Moorpark e Somis.

Zjarrfikësat në Ventura thanë se disa njerëz ishin bllokuar në makinat e tyre teksa tentonin t’i shpëtonin flakëve.

Në një konferencë shtypi zyrtarët në Ventura thanë se rreth 100 struktura ishin dëmtuar nga flakët, shumë prej të cilave shtëpi banimi.

Ata thanë se po hetojnë për shkaqet e zjarrit, shkruan ABCNews.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA