Zgjidhen 320 koordinatorët e cilësisë në shkolla/ Ministrja Manastirliu: Do bëjnë vlerësim të mësuesve

08/11/2024 20:40

320 mësues janë përzgjedhur si koordinatorë të cilësisë në shkolla, për të forcuar cilësinë e mësimdhënies dhe për të mbështetur zhvillimin profesional të mësuesve.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cilësoi këtë hap si një rol kyç në rritjen e cilësisë në arsim.

 “Mësuesi koordinator i cilësisë është aty për të mbështetur procesin e edukimit dhe zhvillimin profesional të mësuesve. Mësuesi në rolin e koordinatorit për sigurimin e cilësisë do të jetë përgjatë gjithë orëve të mësimit i angazhuar sipas një plani ditor, javor dhe mujor për të kryer vlerësime të brendshme të mësuesve sipas departamenteve dhe lëndëve, duke përdorur instrumente vlerësimi të unifikuara. Përmes këtij roli do të krijohet edhe një rrjet mësuesish që do të mbështesin dhe ndihmojnë mësuesit e rinj.”

Po ashtu Manastirliu u ndal tek buxheti për arsimin për vitin 2025, për të cilin tha se do të ketë një rritje me mbi 9 miliardë lekë të dedikuara për rritjen e pagave të personelit arsimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA