Bloomberg publikon telefonatën mes të dërguarit të SHBA-së dhe këshilltarit të Putin, ja si i udhëzoi Witkoff rusët që t’i “shisnin” planin 28 pikësh Trumpit
Gazetari Jimmy Kimmel ka ekspozuar së fundmi në një seri intervistash të çuditshme ku shihet sesa pak amerikanët dinë për zgjedhjet e tyre presidenciale.
Prezantuesi thotë se është një mbështetës i Donald Trump por megjithë euforizmin filletar, ai u zhgënjye kur zbuloi sesa pak amerikanët në fakt interesohen për atë që ndodhë në politikën rreth tyre.
Në programin e tij të të mërkurës mbrëma, Kimmel publikonte regjistrimet e një seri intervistash një ditë pas zgjedhjeve, me njerëz që nuk e kishin idenë për ‘momentin historik’ dhe mendonin se ende mund të votonin për Harris.
Një person u pyet në ditën pas zgjedhjve nëse kishte në plan të votonte, të cilës i menjëherë u përgjigj: “Po”.
Të pyetur se në cilën pikë votimi duhet të shkonin, dikush tha: “Është afër shtëpisë time… e di ngaqë pashë radhë njerëzish aty. Për të votuar duhet të qëndrosh korrekt në radhë, edhe nëse është pak e gjatë”.
Ndërsa kur u pyetën nëse mendojnë se ‘Joe Biden ka akoma shanse për të fituar’ – shumica dhanë përgjigjen e sajtë duke konfirmuar se presidenti nuk është më duke kandiduar, shkruan rrjeti britanik Metro.
Por nuk ishte vetëm politika fusha e dijeve të dobëta të tyre.
Kur u pyetën nëse do të ndryshonin orën fundjavën që vjen, mjaft të anketuar u përgjigjën ‘po’ edhe pse ora është ndryshuar javën që shkoi.
Ndërsa një i intervistuar tha se ishte “i emocionuar dhe nervoz për rezultatin e zgjedhjeve” edhe pse fitorja e Trump ishte njoftuar nje dite me pare.
Përgjigja e tij ishte: “I kam ndjekur lajmet dhe është e vështirë të parashikosh atë që do të ndodhë, kam ndjekur pak rrjetin NBC dhe Fox’.
Një tjetër votues i mundshëm tha se ‘do të shkonte të votonte për Harris’, te ciles intervistuesi iu përgjigj me ironi: ‘Shumë mirë, me siguri asaj do t’i vlejë vota jote.’
I pyetur nëse Harris mund t’ia dalë të fitojë, ai tha: “Shpresoj që ta bëjë, unë kam besim, dhe kur beson te diçka, mund t’ia dalësh”.
Ndërsa një person u tregua i sinqertë për objektivat e tij të votës, duke argumentuar me teori “kontrolli nga shteti i thellë”.
Votuesi i paidentifikuar tha se nuk votonte pasi nuk besonte se kjo vlente për diçka: “Nuk besoj te vota, sepse nuk besoj se kjo ka rëndësi. Mendoj se njerëz të lartë në bursën e Wall Street vendosin atë që vjen në zyrë, kaq”.
Një person tha se do të votonte “me postë” por kur u pyet se kë mbështeste, ai dukej konfuz: “Kush janë kandidatët për president?”
Gjatë transmetimit të intervistave Kimmel mezi mbante lotët nga humori ndërsa fitoren e Trump e quante ‘një natë e tmerrshme’.
Ai i përshkruante ngjarjet si ‘një natë e bukur’ për Vladimir Putin, apo miliarderët si Elon Musk’ dhe të tjerë ‘që janë shitur te Donald Trump’, shkruan rrjeti Metro.
Top Channel