Video/ Stuhi të forta godasin Toronton, dëme të mëdha në infrastrukturë. Mijëra banorë pa energji elektrike
Aktivistë kundër luftës në Greqi protestonin dje ndaj qeverisë së tyre dhe vendeve të NATOs duke bllokuar rrugën e një karvani mjetesh me armatime që kishte destinacion ushtrinë e Ukrainës, njoftonin mediat vendase.
Protesta ishte organizuar nga Partia Komuniste greke (KKE) dhe dega e saj rinore, në qytezën e Tyrnavos në veri të vendit.
Mediat vendase thonin se disa dhjetra aktivistë bllokuan rrugën e kamionëve me targa të Ukrainës, Polonisë e Bullgarisë, të cilat besohet se mbanin predha artilerie dhe municione të tjera për ushtrinë ukrainase, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar mes Athinës e Kievit.
Pamje e postuara online tregonin protestues që mbanin flamurë dhe thërrisnin slogane që denonconin luftën në Ukrainë. Ata akuzonin qeverinë e tyre se po e fuste vendin në luftë me Rusinë.
Deputeti komunist vendas Vasilis Metaxas tha: “Ne denoncojmë këtë qeveri që për llogari të grupeve të biznesit po zbraz kampet e municionit në Greqi për ta përfshirë vendin në një luftë të padrejtë imperialiste”.
Protestuesit denonconin faktin që transporti i armatimeve bëhej ditën, në qytete të populluara me njerëz.
Greqia, ashtu si vende të tjera të BE furnizojnë Kievin me armatime e municione, si dhe është zotuar të stërvisë pilotë ukrainas të avionëve F-16, shkruan rrjeti rt.
Top Channel