Kalifornia dhe Los Angelos vijon të digjet në ditën e dytë radhazi nga një zjarr i madh.
Zjarri, i favorizuar nga erërat e forta ka dëmtuar dhjetëra shtëpi duke detyruar mijëra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
A fast-moving brush fire exploded over 14,000 acres in California on Wednesday, burning homes, cars and prompting evacuations amid a red flag warning from the National Weather Service.
Read more: https://t.co/SyQ18NzoHr pic.twitter.com/Iy4HHTCVQV
— ABC News (@ABC) November 7, 2024
Zjarri, i cili “u rrit” brenda disa orësh, nxiti urdhra evakuimi për më shumë se 10,000 njerëz të mërkurën, pasi kërcënoi 3,500 ndërtesa dhe struktura në komunitetet periferike dhe zonat bujqësore rreth Camarillo, tha në një deklaratë guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka njoftuar se paralajmërimi për kushte të rrezikshmërisë së lartë nga zjarri do të qëndrojë në fuqi deri në orën 18:00 të së enjtes (me orën lokale), pasi më pas vlerësohet se fuqia e erërave do të ulet ndjeshëm.
Zyrtarët në disa qarqe të Kalifornisë Jugore u kërkuan banorëve të jenë në vëzhgim për zjarret me përhapje të shpejtë, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe pemët e rrëzuara.
November 6 📍#climate
🔥Forest fires in Ventura County, California, #USA. It has spread to 400 hectares
🌀Category 4 typhoon #Marsi, Philippine
🌋Lewotobi,🌋Dukono eruption, Indonesia
🌋Shiveluch, Russia
🌊Flooding in Luque, Paraguay
🌊Heavy rains & flood hit Bogota, Colombia pic.twitter.com/6sHhNbuwqj— Irene (@irene_makarenko) November 7, 2024
Top Channel