Rinis më në fund rinovimi 40-vjeçar i gjykatës madhështore të Brukselit (fotot)

07/11/2024 19:29

Pallati madhështor i drejtësisë në Bruksel ka fshehur bukurinë e tij për banorët teksa është mbajtur i mbyllur e i veshur me skela prej 40 vjetësh.

Zyrtarët thonë tashmë se ‘rinovimit pambarim’ po i afrohet fundit dhe një pjesë e skelave do të hiqen prej këtij viti. Ndërsa fasada kryesore nuk do të mund të zbulohet para vitit 2030.

“Bukuroshja jonë e fjetur është në procesin e zgjimit,” thotë Jean-Pierre Buyle, drejtori i fondacionit Poelaert duke shtuar se përshpejtimi i zbulimit u arrit “me përfshirjen dhe nxitjen e qytetarëve”.

Përfaqësuesi qeveritar Mathieu Michel e quante shtyrjen e pashpjegueshme të punimeve “të papranueshme”, sidomos heqjen e kafazit të metaltë që ka veshur ndërtesën, që parashikohet vetëm në 2030.

Ndërtesa e arkitektit belg Joseph Poelaert e vitit 1860, tregonte statusin e lartë të Belgjikës si fuqi koloniale, dhe është më e madhe se Bazilika e Shën Pjetrit në Romë, duke mbuluar rreth 26,000 metra katrorë.

Maja e saj është një kupolë bakri, ndërsa fasada madhështorë është e mbushur me skulptura e gdhendje.

Por ajo është mbyllur nga tubat e metalit prej kaq shumë kohësh sa banorët kanë harruar imazhin e saj.

Nuk dihet arsyet e sakta të shtyrjes së pabesueshme 40 vjeçare të punimeve.

Fillimisht u tha se kontraktuesi origjinal kishte falimentuar dhe projekti u në objekt kalimeve në nivele të ndryshme të qeverisë.

Në 2023, qeveria federale që zotëron ndërtesën, njoftoi se ishte dhënë leja për rinisjen e operacioneve të punës. Që pritet të përfundojnë në 2030, kur Belgjika shënon 200 vjetorin.

Ndërsa planet e rinovimit të ambjenteve të brendshme duhet të presin edhe një tjetër dekadë pasi kërkojnë “shumë para, energji e vendosmëri”, tha zyrtari Buyle, sipas rrjetit AFP.

FOTO GALERI
2/6
Ndërsa fasada kryesore nuk do të mund të zbulohet para vitit 2030.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA