Një infermiere e sistemit shëndetësor në Britani u pezullua kur një pacient pretendonte se ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tij.
Por tashmë e reja ka fituar gjyqin e pezullimit duke thënë se vitet e fundit kanë qenë “një torturë që nuk e kishte merituar.”
Jessica Thorpe e cila është tashmë ‘influencuese’ ushqimi në rrjetet sociale, u vendos nën hetim nga administrata e spitalit në prill 2020 tre ditë pasi një pacient deklaroi se kishte një lidhje intime me të dhe se infermierja ishte shtatzënë me fëmijën e tij.
Asokohe, pacienti i identifikuar vetëm si ‘Patient X’ ishte në një pavion të veçantë për burra që kishin probleme me sistemin e drejtësisë. Ai kishte vdekur në dhjetor të atij viti.
Zonjusha Thorpe, e cila punonte prej vitit 2016 në shëndetësi, u pezullua nga detyra dhe nuk u rikthye më kurrë.
Ajo ka fituar tashmë gjyqin për shkarkim të padrejtë, shkelje të kontratës dhe reduktim të paligjshem të rrogës, ndërsa deklaronte dje: “Ishin katër vitet më të rënda të jetës time por jam e lumtur që fundi rrugës është afër. Nuk do të largohem nga rrjetet sociale dhe nuk do të lejoj që kjo të më vjedhë kohën dhe lumturinë time. Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur”.
Sindikata e mjekëve thonin se arsyeja e vërtetë e largimit të saj nga puna ishte që të vazhdonte karrierën fitimprurese në rrjetet sociale Instagram e YouTube ku me pseudonimin Slice of Jess vajza fitonte rreth 20,000 paundë në vit.
Por infermierja refuzonte pretendimet duke thënë se llogaria e saj e sugjerimeve ushqimore në rrjet kishte nisur vetëm si një ‘hobby’.
Gjykatësi Simon Loy thanë sallën e Newcastle në veri të Anglisë: “Gjykata arriti në konkluzionin se nuk ka shkak të qartë për pezullimin e vazhduar të zonjushës Thorpe”.
Por përfaqësuesit e spitalit thanë se që prej nisjes së pezullimit infermierja kishte nisur të shpërndante foto në rrjetet sociale duke u kthyer në një influencuese për ushqimin me rreth 50,000 ndjekës në rrjet.
Ndërsa në lidhje me pretendimet e pacientit se kishte kryer marrëdhënie në spital me Thorpe gjykata vendosi se nuk kishte prova, shkruan rrjeti The Sun.
Top Channel