Kryeministri Viktor Orbán pas takimit të Komunitetit Politik Europian, në një konferencë për media me kryeministrin Edi Rama foli për Donald Trump, si president i zgjedhur i SHBA.
Premtuat se do hapnit shampanjë nëse do zgjidhej Trump president, keni ndërmend ta bëni?
“Unë në fakt e kam mbajtur pjesërisht këtë premtim, e hapën shampanjën kur Trump fitoi zgjedhjet. U mbështetëm shumë të kënaqur te vodka. Ndam gëzimin tonë për këtë rezultat fantastik”, u përgjigj Orban.
“Deshën ta burgosnin, t’i konfiskonin pasuritë dhe sot është president i SHBA. Jam gjithmonë krenar që luftoj krah atyre që përpiqen të përfaqësojnë njerëzit përkundrejt elitave në pushtet, kjo është demokracia dhe kjo është ajo që ndodhi”, u shpreh kryeministri më tej.
Top Channel