Ambasada e Azerbaixhanit në Bosnie e Herzegovinë mbajti sot një ceremoni në kryeqytetin Sarajevë për përvjetorin e katërt të fitores së konfliktit në rajonin e Karabak, shkruan rrjeti shtetëror turk Anadolu.
Ambasadori azer Vilayat Guliyev theksonte rëndësinë e fitores në Karabakh për vendin e tij, në ceremoninë e organizuar nga organizata e miqësisë mes dy vendeve.
“Ne duam paqe në rajon dhe marrëveshja nuk mund të nënshkruhet pa disa kushte. Në Armeni Karabaku figuron ende si territor i tyre. Nëse Armenia dëshiron paqe duhet ë nënshkruajë marrëveshjen e paqes”, tha ambasadori azer Guliyev.
Në ceremoni merrte pjesë ambasadori turk në Sarajevë, Babür Girgin.
Marrëdhëniet mes dy vendeve ishin përkeqësuar prej vitit 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, krahinë me shumicë etnike armene, edhe pse territori ishte njohur si pjesë e Azerbaixhanit.
Shumica e territorit u rimor nga Azerbaixhani gjatë konfliktit 44-ditor në vjeshtën e 2020, që i hapi rrugë një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Rusia.
Azerbaixhani raportohet se ka vendosur sovranitet të plotë mbi Karabakun në shtator 2023, pas një operacioni “anti-terrorist” ku forcat separatiste u dorëzuan, shkruan Anadolu.
Top Channel