43 majmunë arratisen nga laboratori mjekësor në juglindje të SHBA por zyrtarët thonë ‘nuk ka rrezik’ (fotot)

07/11/2024 18:21

Dyzet e tre majmunë janë larguar në mënyrë të paditur nga një laborator kërkimesh mjekësore në Karolinën e Jugut ne juglindje të SHBA, por kreu i policisë lokale tha se “nuk ka thuajse fare rrezik” për komunitetin.

Majmunët e species ‘Rhesus makake’ kishin dalë nga impjanti kërkimor Alpha Genesis sipas tyre, “kur një punonjës i ri nuk mbylli mirë derën e ndarjes së kafshëve”.

“Ata nuk janë të infektuar me sëmundje. Janë të padëmshëm dhe frikësohen shpejt,” tha kreu i policisë së Yemassee, Alexander por pas shumë aksidenteve të pashpjeguara muajt e fundit vendasit kishin shumë pikëpyetje për zhvillimet.

Alexander shtonte se disa nga kafshët e larguara kishin arritur rreth 2 km larg qendrës së Yemassee.

“Kujdestarët e tyre i njohin mirë kafshët dhe thanë se do t’i marrin sërisht duke përdorur fruta ose ëmbëlsira”, shtonte shefi i policisë për rrjetin  Associated Press.

Por kapja e majmunëve të larguar nuk pritet të jetë aq e thjeshtë, edhe pse Alpha Genesis thotë se ka nisur ngritjen e gracakve dhe skanime me kamera termale.

Banoret këshilloheshin të mbanin dyert e dritaret mbyllur që majmunët të mos hynin e të fshiheshin në shtëpitë e tyre, deri në rikapjen nga zyrtarët e policia.

Alpha Genesis kryen kërkime me kafshët primatë për kompani të ndryshme në botë, në impjantin e saj në Georgia, thuhet në faqen e saj të internetit.

Në vitin 2018, kompania është gjobitur $12,600 për një arratisje të ngjashme majmunësh dhe për një incident tjetër në lidhje me kushtet e jetesës së kafshëve.

FOTO GALERI
2/3
Alpha Genesis kryen kërkime me kafshët primatë për kompani të ndryshme në botë, në impjantin e saj në Georgia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA