Ushtarët koreano-veriorë që janë dërguar të luftojnë për Rusinë në frontin e Ukrainës, raportohet se janë fiksuar pas pornografisë që prej dhënies së aksesit të pakufizuar në internet.
Trupat që janë dërguar në lindje të Ukrainës duket se kanë tjetër gjëra në mendje përveç “luftës”, duke tërbuar shefin e madh Vladimir Putin, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Pas marrjes së aksesit të pakufizuar në internet ata po e shfrytëzojnë këtë për orë të tëra pornografi, sipas një komentuesi të rrjetit Financial Times.
Në Korenë e Veriut Kim Jong Un ka vendosur kufizime të shumta të internet, në përputhje me politikat e diktaturës se tij komuniste.
Ata që duhet të përdorin internetin duhet të kenë autorizim nga autoritetet komuniste të Penianit.
Një investigim i përdorimit të internetit në Korenë e Veriut në 2016, tregonte se njerëzit mund të hynin në vetëm 28 faqe interneti, te cilat ishin gjithsesi faqe propagande shtetërore ose lajme për Liderin Suprem.
Nuk është e qartë sesa ka ndryshuar në vend gjatë këtyre viteve por sigurisht është thuajse e pamundur të shikosh pornografi, shkruan The SUn.
Komentuesi i Financial Times, Gideon Rachman shkruante në koment: “Një burim i besueshëm më thotë se koreano-veriorët të dislokuar në luftën në Ukrainë nuk kishin pasur më parë internet të pakufizuar prandaj po shemben me pornografi”.
Kim Jong Un has raportohet se ka dërguar rreth 10 000 ushtarë në luftën e Putin në fushëbetejën e Kursk.//TheSun//
Top Channel