“Umba-Umba” pushton rrjetin, ‘Tërbimi doravetë’ e këndon LIVE! Zbulon kush janë vajzat që u dedikon këngë

06/11/2024 19:37

Engjëll Qamo, Tik Tok-eri i njohur me pseudonimin “Tërbimi doravetë”, i ftuar në Wake Up ka zbuluar të vërteta të pa thëna më parë.

Ai tregon se ky pseudonim ka ardhur nga adrenalina që i jep këngës dhe ndjekësve të tij teksa këndon dhe se i është vendosur në fshatin e tij.

Këngën ‘mora rrugën për në Shkodër’, e rikrijuar nga vetë ai, dhe që ka rrëmbyer miliona shikime kohët e fundit,”Tërbimi” tha:“Kam vetëm një muaj që e kam bërë këngën. Për ta bërë këngën më të bukur i bëra këtë tekst që të shkojë me shoferin. ‘Pumba pumba’ është vallëzim i vjetër, kur nuk kishte instrumente dhe bënim këtë pjesë. Hipnim në tavolina bënim këtë pjesë dhe kërcenin vallëzim çiftet”.

I pyetur se kush janë vajzat që u kushton këngë vajzave në emër, ai tregon se i pëlqente të bëjë këngë me këto lloj emrash.

“Disa këngë janë të dëgjuara, disa këngë i kam bërë vetë nga shpirti im. Më pëlqente të vija emrin e një femre se aty është bukura e një burri”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA