Turistja mbijeton tre ditë në xhunglën e Amazonës duke konsumuar vetëm këto dy gjëra (fotot)

06/11/2024 17:39

Një turiste spanjolle që humbi në xhunglën kolumbiane të Amazonës raportohet se arriti të mbijetonte duke konsumuar këto dy ‘ushqime’.

26 vjeçarja Esther Jiménez ishte nisur me një grup turistik drejt një atraksioni natyror muajin që shkoi por ishte ndarë nga guida e grupit dhe mbeti e bllokuar mes bimësisë së dendur të vendit.

Grupet e shpëtimit, duke manovruar mes terrenit të njomë gjatë dy ditë kërkimesh për turisten, kishin arritur më në fund ta gjenin, të ezauruar nga lodhja e uria.

Mes gëzimit për gjetjen e spanjolles, vullnetari i mbrojtjes civile Álvaro Mendoza, konfirmonte se ajo kishte mbijetuar vetëm me ujë dhe tërshërë.

“Ajo mblidhte ujin e shiut dhe qëndronte gjallë me pak tërshërë, ky ishte ushqimi i saj. Por megjithatë ajo kishte guximin të dilte të kërkonte shpëtimin”, tha Mendoza.

Ndërsa vetë 26-vjeçarja nuk i mbante dot emocionet për takimin me grupet e shpëtimit: “Jam shumë e lumtur dhe falënderoj komunitetin që më kanë ndihmuar … nuk e besoja se do të vinin kaq shpejt, janë një grup i mrekullueshëm”.

Historia e Esther bëhet akoma më e pabesueshme kur u zbulua se ajo kishte arritur të njoftonte vetëm një shoqe në Norvegji, e cila kishte dhene alarmin për autoritetet në Kolumbi.

Kryebashkiaku vendas falenderonte autoritetet për misionin e shpëtimit pas gjetjes së Esther: “Falenderojmë për punën e palodhur agjencitë e ndihmës që arritën të gjejnë turisten spanjolle që kishte humbur në xhunglën e Amazonës”, tha ai.//TheMirror/

FOTO GALERI
2/3
Mes gëzimit për gjetjen e spanjolles, vullnetari i mbrojtjes civile Álvaro Mendoza, konfirmonte se ajo kishte mbijetuar vetëm me ujë dhe tërshërë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA