Seriali misterioz amerikan Simpsons duket se ka dështuar për herë të parë në parashikimet e tij për të ardhmen pasi Kamala Harris humbi në tentativën e saj për t’u bërë presidente.
Programi i njohur ka krijuar një reputacion për parashikimin e ngjarjeve të rëndësishme, që prej rritjes në pushtet të Donald Trump, te teknologjitë e reja si celularët dhe orët inteligjente, skandalin e korrupsionit në FIFA, dhe të tjera që mbeten për t’u realizuar, shkruan rrjeti Daily Mail.
Muajin e kaluar në rrjetet sociale u shfaq një episod i serialit i transmetuar në 19 mars 2000, me titull “Bart to the Future”, për të cilin thuhej se parashikonte fitoren e zgjedhjeve nga Harris.
Në episodin në fjalë Lisa, vajza e vogël e familjes, bëhet presidente, e veshur me një kostum vjollce me varëse perlash, thuajse identik me paraqitjen e Kamala Harris ku u bë zv. presidente. Shumë nga përdoruesit mendonin se kjo nuk ishte vetëm një koinçidencë.
Në inaugurimin e presidentit Joe Biden më 20 janar, 2021, Harris mbante kostumin e purpurt nga Christopher John Rogers dhe varësen e dizenjuar nga Wilfredo Rosado, njëlloj me atë të prezantuar nga “Liza presidente” në serial.
Në episod Lisa çuditërisht thotë: “Siç e dini, kemi trashëguar një gropë të madhe të buxhetit nga President Trump, prandaj në duhet ta rimbushim.’
Një përdorues shkruante: “Kjo është hera e parë që The Simpsons gabojnë.”’
Por jo të gjithë ishin të trishtuar, pasi një mbështetës republikan shkruante: “Njerëzit mendonin se Kamala do të fitonte prej efektit Simpsons, por u gabuan”.
Nuk dihet nga i marrin informacionet e tyre producentët e serialit por në episodin e vitit 2000 Lisa Simpson bëhet presidente dhe i referohet për herë të parë “presidencës së Donald Trump.”
16 vjet më vonë Trump u zgjodh si presidenti i 45-të i SHBA, duke e bërë këtë parashikimin më të bushëm e të pashpjeguar të programit të animacionit.
Ndërsa në një episod të 2012 të titulluar “Them, Robot,” Homer humbet vendin e punës në centralin energjitik dhe zëvendësohet nga robotë humanoidë.
Në episodin “Lisa’s Wedding,” i transmetuar në 1995, personazhet shihen që mbajnë në kyç ora të ngashme me mjetet inteligjente me të cilat sot komunikohet.
Në lidhje me skandalin e korrupsionit të FIFAs një episod në vitin 2014, Homer bëhet gjyqtar futbolli në kupën e Botës dhe ekspozon korrupsionin e gjerë në këtë organizatë.
Një vit më vonë skandali vërtetë përfshiu dhjetra zyrtarë të FIFA të cilët u dënuan për korrupsion dhe rryshfete, shkruan Daily Mail.
Top Channel