Shpërthim në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohet edhe ndërtesa ngjitur 

06/11/2024 20:35
Foto ilustruese

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Tiranë.

Rreth orës 19:50, në rrugën “Robert Naci”, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA