Plagosja në Korçë/ “E përndiqte prej dy vitesh”, flet motra e Marjana Plakës: Autori i doli para, e shtriu në tokë dhe e goditi me thikë

06/11/2024 11:40

Motra e saj, e cila ka qenë dëshmitare okulare shprehet se pa autorin që i doli përpara motrës së saj, e shtriu në tokë dhe më pas e goditi me thikë.

 

Në lidhje me raportin mes tyre, ajo shprehet se çifti ka pasur shumë probleme dhe se motra e saj i dha fund lidhjes 2 vite më parë.

“E pashë që nga spitali, motra po kalonte rrugës së spitalit dhe ai i doli përpara, e shtriu në tokë dhe e goditi me thikë. Ka pasur shumë probleme më përpara, e ndiqte prej 2 vitesh, pasi motra i dha fund lidhjes. Motra e kishte denoncuar në policia, ajo u pajis me urdhër mbrojtje por vazhdonte përsëri ta përndiqte. Autori ishte në Greqi për 4 muaj, u kthye dhe filloi prapë ta ngacmonte. Ajo dilte për punën e saj, ai se linte rehat. Motra i thoshte mos më ndiq, se jam me burrë e fëmijë. Motra ka shtruar nipin këtu, ai e pa dhe e shtriu poshtë, ia futi thikën.”, është shprehur motra e Marjana Plakës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA