Përse SHBA ia dha sërish fitoren Trump, si ndryshon politika e jashtme amerikane!

06/11/2024 15:13

Ky është padyshim rikthimi më dramatik në historinë politike të SHBA: Katër vjet pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump vihet sërish në krye të saj pasi miliona amerikanë votuan për t’i dhënë atij një shans të dytë.

Kjo fushatë zgjedhore ishte e denjë për librat e historisë, shkruan BBC: Trumpi i mbijetoi dy tentativave për vrasje ndërsa kundërshtari i tij fillestar, presidenti Joe Biden u largua nga gara vetëm disa muaj para ditës së zgjedhjeve. Shumica e amerikanëve në shtetet kyce të fushëbetejës që zgjodhën të votonin për të, përmenden më tepër si shqetësim kryesore ekonominë dhe emigracionin.

Triumfi i Donald Trumpit vjen pas një rënieje spektakolare të tij nga froni. Republikani refuzoi të pranonte rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i humbi ndaj Bidenit dhe roli i tij në përpjekjen për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve për të qëndruar në detyrë është duke u shqyrtuar ende edhe sot. Duket se mesazhi i tij për ekonominë preku telin që duhej për amerikanët, të cilët u dëshmua qartazi se ia vunë veshin pyetjes që ai përsëriste në cdo tubim: “A jeni më mirë tani se sa dy vjet më parë?”. Shumë njerëz që votuan për Trumpin i pohuan BBC-së se mendonin që ekonomia e vendit kishte qenë më mirë gjatë kohës kur ai ishte në detyrë, dhe ata thjesht ishin lodhur nga përpjekjet për të përballuar jetesën. Por si ndryshon ndërkohë politika e jashtme amerikane me presidencën Trump 2!

Administratës së re do t`i duhet të bëjë llogaritë me një popull të lodhur nga përplasjet në shumë fronte, me konfliktet në zhvillim në Ukrainë e Lindjen e Mesme dhe rivalitetin e ashpër me Kinën. Trumpi e ka treguar se mund të insistojë për negociata më të ashpra për ukrainasit më qëllim mbylljen e luftës, por që ndoshta do të nënkuptonin edhe lëshime territoriale e gjeopolitike për Rusinë. Sa për Izraelin, shanset janë që Trumpi ta lejojë të ndjekë planin e tij, ndërkohë që në synimet e hershme të manjatit është edhe ashpërsimi i luftës tregtare me Pekinin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA