Pensionistët u mblodhën sërish në protestë përpara kryeministrisë, me një kërkesë kryesore: Rritjen e pensioneve. Kjo është protesta e tretë e thirrur nga Lëvizja Bashkë që bëri bashkë pensionistët.
“Kam ardhur nga Gjirokastra, për një pension dinjitoz sepse me 100 mijë lek nuk kemi çfarë të bëjmë. Të blejmë ilaçe? Të përballojmë jetën? Prandaj kemi dal.”, shprehet një pensionist.
“Unë kam një pension 100 mijë lek. Nuk me dalin për ilaçe. Prandaj dal këtu në shesh.”, shprehet një tjetër pensionist.
-Sa vite keni punuar?
“40 vite, punëtor krahu. Marrim pension të ulët shumë. Na ndihmojnë kalamajtë, iu biem kalamajve në qafë.”, shprehet
-Pensionin për çfarë e harxhoni kryesish?
“Gjysmat i marrim ilaçe”, thotë një i moshuar.
“Protestojë për pensionet e ulta. 45 vite punë unë, dola me 200 mijë lek pension. Nuk dalin fare.”, shprehet pensionisti.
“Kam qenë pedagoge në arsim për 33 vite dhe marr pension 156 mijë lekë”, thotë një pensionist tjetër.
“Si të gjithë shokët e mi protestojë për rritjen e pensionit, që është qesharak dhe as sa gjysma e atij që duhet të ishte.”, shton më tej pensionisti.
Gjatë protestës u nevojit dhe prania e ambulancës për shkak se një nga protestuesit nuk u ndje mirë.
Pensionistët paraqitën dhe kërkesat të tjera si ajo e miratimit të minimumit jetik, të statusit të miratorit si dhe rimbursim të ilaçeve.
Top Channel