Letra e PD kundër ekspertizës së Linda Ramës, reagojnë Kombet e Bashkuara: U rekrutua sipas rregullave, me proces të hapur dhe transparent

06/11/2024 14:23

Pak ditë më parë grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar një letër donatorëve që monitorojnë reformat e Shqipërisë.

Në letrën e tyre thuhej të mos merrej për ekspertizë për Shqipërinë Znj. Linda Rama, pasi sipas tyre cënon besueshmërinë e raporteve, ndodhet në konflikt interesi. Letra i është nisur të gjitha bordeve të donatorëve që bëjnë raporte monitorimi për Shqipërinë, me autore Znj. Linda Rama.

Pas letrës së demokratëve vjen dhe reagimi i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, ku thekson se UN Albania është e angazhuar për një proces rekrutimi transparent dhe të paanshëm, i organizuar sipas praktikave më të mira të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara.

“UN Albania është e angazhuar për një proces rekrutimi transparent dhe të paanshëm, i organizuar sipas praktikave më të mira të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara.

Procesi ynë i rekrutimit të konsulentëve ndjek praktika të drejta, transparente dhe pa diskriminim në çdo hap. Kjo përfshin praktika të hapura dhe konkurruese të punësimit, me shpallje të gjerë të pozicioneve të lira, për të tërhequr një grup sa më të larmishëm dhe të kualifikuar aplikantësh.

Të gjithë konsulentët e OKB-së përzgjidhen në bazë të kushteve të mirë-përcaktuara të punës, dhe aplikantët vlerësohen sipas kritereve objektive, ekspertizës teknike përkatëse dhe përputhshmërisë strikte me udhëzimet organizative, për të siguruar që projektet të realizohen me integritet dhe pavarësi.”, thonë Kombet e Bashkuara në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA