I shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe shkatërrim të pronës, arrestohet 24-vjeçari në Fier

06/11/2024 12:28

Një 24-vjeçar, i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të mërkurë në Fier.

Sipas njoftimit të policisë, i riu akuzohet për “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim prone”.

Ndaj tij, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën “arrest me burg”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Z., 24 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA