I ra aksidentalisht druri në kokë, humb jetën rrugës për në spital 56-vjeçari në Mirditë
06/11/2024 14:00
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure Mirditë.
Shtetasi me iniciale M.GJ., 56-vjeç, teksa ishte duke prerë dru në fshatin Gjakëz, i bie aksidentalisht një dru në kokë. Për shkak të lëndimeve, 56-vjeçari u dërgua me urgjencë për në spital, por fatkeqësisht humbi jetën rrugës.
Njoftimi:
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, shtetasi M. Gj. 56 vjeç, banues në fshatin Domgjon, dyshohet se ka qenë duke prerë dru në fshatin Gjakëz dhe aksidentalisht i ka rënë një dru në kokë. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi M. Gj. ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Top Channel