Fashitet frika për dhunë në SHBA: Zgjedhje të qeta, vetëm probleme sporadike!

06/11/2024 12:24

Kur Donald Trumpi 78-vjeçar hodhi votën e tij në Florida, ai deklaroi se pavarësisht rezultatit, kjo do të ishte fushata e vet e fundit për presidencialet në SHBA.

I shoqëruar nga bashkëshortja, Melania, ai u shpreh se ndihej shumë i sigurt për fitoren, e kur u pyet nëse do t’u bënte thirrje mbështetësve të tij që të mos përfshihen në akte dhune, republikani u përgjigj se “nuk është e nevojshme që t’u them unë atyre se nuk duhet të ketë dhunë, sepse mbështetësit e mi nuk janë njerëz të dhunshëm”.

Dhe frika për trazira në këto zgjedhje, nuk u materializua. Përveç disa incidenteve të shkëputura si ndalimi i një personi në New York që kërcënoi t’i vinte zjarrin një qendre votimi, dita e zgjedhjeve të së martës, u konsiderua se ishte përgjithësisht e qetë. Votimi në ditën e zgjedhjeve u zhvillua kryesisht pa probleme në të gjithë vendin të martën me vetëm njoftime sporadike për vonesa për shkak të motit ekstrem, gabime shtypi në fletëvotime dhe probleme teknike.

Shumica e problemeve që u paraqitën deri në mesditë ishin “zhvillime të pritshme rutinë dhe për të cilat ishin marrë masat”, tha Cait Conley, këshilltare e lartë e drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës, në një konferencë për shtyp. Ajo tha se agjencia aktualisht nuk po gjurmonte ndonjë incident në nivel kombëtar, apo të natyrës domethënëse, që mund të ndikonte në sigurinë e zgjedhjeve.

Në shtetin e luhatur Pensilvani, iu dha zgjidhje me shpejtësi njoftimeve të hershme se vëzhguesit republikanë nuk lejoheshin të hynin në disa qendra votimi. Një gjykatës i shtetit të Pensilvanisë urdhëroi që qendrat e votimit të qëndronin të hapura për dy orë shtesë në qarkun Cambria, i cili votoi 68% për ish-presidentin Donald Trump në vitin 2020. Ky qark kërkoi zgjatjen e orarit, pasi një mosfunksionim i programit elektronik ndikoi tek makinat e skanimit të fletëvotimeve, megjithëse zyrtarët e qarkut konfirmuan se asnjë votues nuk ishte larguar nga qendrat e votimit dhe tha se të gjitha fletët e votimit do të numërohen.

Një tjetër difekt teknik në bashkinë Champaign, Illinois, si dhe problemet elektronike në Louisville, Kentucky, vonuan gjithashtu votimin, por këto probleme u rregulluan me shpejtësi dhe votimi rifilloi. Në bashkinë Maricopa të Arizonës, një vend votimi u vonua të hapej pasi një punonjës zgjedhor pati harruar të merrte çelësin me vete.Në Misuri, përmbytjet e bënë të vështirë qasjen tek një prej vendvotimeve në zonën e St. Louisit. Megjithatë, në shtete të ndryshme të prekura nga reshjet, votuesit u mblodhën me entuziazëm nën çadra, ndërsa prisnin në radhë për të hedhur votat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA