Ish-komandoja Neim Avdulaj, është futur në regjimin 41 biss, për një vit.

Gazetarja Anila Hoxha raporton ekskluzivisht se Avdylaj u fut sot në regjimin e ashpër pas kërkesës së Drejtorisë së Burgjeve, të aprovuar edhe nga SPAK. Gjithashtu kjo kërkesë ishte firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Avdulaj u arrestua dhe u hetua nga krimet e rënda për grabitjen e armatosur të blindave që po transportonin 3.2 milionë dollarëve në aksin Qafë-Kashar. Ai ka treguar para grupit hetimor se si u organizua plani për grabitjen e parave, duke treguar se ka qenë personi që ka dalë garant se do gjente persona të tjerë, të aftë për të kryer grabitjen.

Aktualisht nga SPAK po shqyrtohen prej javësh edhe 14 kërkesa të tjera, që po mbahen nën vëzhgim dhe janë të dënuar të sigurisë së lartë.

Vendimi është marrë në kuadër të masave për sigurimin dhe mbajtjen nën kontroll të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë, duke u bazuar në dënimin e tij prej 17 vite e 4 muaj burgim, tha më vonë në një njoftim Drejtoria e Burgjeve.

Avdulaj është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim të datës 25.03.2019, i cili u la në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 20, datë 12.07.2021. Ai është shpallur fajtor për veprat penale të mëposhtme:

-“Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit,” kryer në mënyrë të përsëritur, në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA