Dy martirët e kishës, më 16 nëntor do të shpallen At Luigj Palaj dhe Don Gjon Gazulli

06/11/2024 12:51

At Luigj Palaj,Paliq prift shqiptar nga Janjeva e Kosovës i vrarë nga ushtarët malazez dhe Don Gjon Gazulli i varur në Shkodër, do të shpallen martirë me 16 nëntor duke e çuar në 40 numrin e martirëve shqiptarë.

Mesha e Shenjte do të mbahet në orën 10:00 nën drejtimin e të dërguarit të posaçëm të Papa Franceskut.

Martirizimi i Atë Luigj Paliq dhe Don Gjon Gazullit shënon përfundimin e një pune gati 25-vjeçare të Kishës Katolike Shqiptare.

Pjesë e meshës së shenjtë do të jenë figurat më të larta civile të Shqipërisë dhe Kosovës, drejtues të lartë të Kishës Katolike nga i gjithë Ballkani dhe Italia, ndërsa prani e veçantë konsiderohet pjesëmarrja e Kardinalit shqiptarë, Eminenca e Tij Kardinal Ernest Troshani Simoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA