Donald Trump shfrytëzon fjalimin e fitores për të bërë ‘mburrjen e veçantë’ për Melanian (fotot)

06/11/2024 17:14

Presidenti i zgjedhur i SHBA i ka bërë bashkëshortes një kompliment të papritur në fjalimin e tij të fitores, por ndryshe nga ‘premtimet e rreme’ gjatë fushatës, kjo mund të jetë qenë e vërtetë, shkruan rrejti britanik The Mirror.

Ish-presidenti që tani po rimerr postin i tha mbështetësve në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida se ka fituar garën ndaj Kamala Harris edhe pse nuk ka ende pragun prej 270 vota elektorale. Për këtë atij i duhen edhe tre vota, dhe rrjedhimisht republikanët priten të mbushin Kongresin dhe Senatin e SHBA.

Duke sjellë zonjën e parë në skenën e fitores në Florida, Trump falenderonte “gruan time të bukur”, mes duartrokitjeve dhe brohorimave. Më pas ai çuditërisht deklaroi në fjalim se zonja Trump, “është autore e një prej librave më të shitur në vend”.

Rrjeti The Mirror shkruan se Trump ashtu si të gjithë politikanët, njihet për “spërdrejdhje” të së vërtetës në fjalët e tij, por ky pretendim nuk ishte i rremë, pasi libri i zonjës Trump me titull “Melania” i publikuar vetëm muajin që shkoi, është nga më të lexuarit për kujtimet e saj në presidencë, të cilin bashkëshorti e ka promovuar në disa mitingje.

Edhe në fushatën e vitit të shkuar Trump deklaronte: “Shkoni blini librin e saj, sapo ka dalë. Shpresoj që Melania të ketë thënë gjëra të mira për mua … se nuk e di, nuk e kam lexuar, jam shumë i zënë”.

Libri i kujtimeve, relativisht i shkurtër me 182-faqe ka shitur rreth 85,349 kopje në javën e parë të publikimit.

Edhe pararendësja e Melania, Michelle Obama publikoi një libër kujtimesh në 2018 i cili shiti rreth 600 000 kopje, shkruan The Mirror.

FOTO GALERI
1/3
Duke sjellë zonjën e parë në skenën e fitores në Florida, Trump falenderonte "gruan time të bukur", mes duartrokitjeve dhe brohorimave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA