Miqtë e tij i kishin premtuar një triçikël të ri nëse “kishte guxim të kryente sfidën”.
Një 32-vjeçar në Indi ka humbur jetën pasi pranoi sfidën e disa te rinjve, ‘shokë të tij’ për t’u ulur mbi kutinë e fishekzjarreve të festivalit fetar Divali, njoftonte policia.
Burri i identifikuar vetëm si Shabarish, ishte ulur mbi kutinë e fishekzjarreve pasi ato ishin ndezur, teksa nxitej nga shokët e tij si pjesë e ‘bastit të guximshëm’, dy ditë më parë në qytetin Bengaluru.
Burrat që besohet se ishin nën influencën e alkoolit ashtu si dhe viktima, i kishin premtuar atij një triçikël të ri nëse fitonte sfidën.
Një video e incidentit tragjik po qarkullon në rrjetet sociale, tregon shpërthimin e fishekzjarrëve dhe Shabarish që shembet përtokë pasi zjarret i shpërthejnë nga poshtë.
“Kemi regjistruar një rast vrasjeje me dashje nga gjashtë anëtarët e grupit të përfshirë”, tha kreu i policisë vendase Lokesh Jagalasar, sipas rrjetit vendas thePress Trust of India.
Burri kishte ndërruar jetë në spital më 2 nëntor ndërsa policia ka arrestuar gjashtë të përfshirët në ngjarje.
Zyrtarët thanë se viktima ishte punëtor ndërtimi dhe kishte konsumuar alkool kur u takua me grupin e burrave që i njihte, të cilët po ndiznin fishekzjarrë.
Sfida qe ai pranoi prej tyre i shkaktoi plagë në të pasme, në bark e në kofshë, shkruan rrjeti vendas Times of India.
“Dinakar (një nga të akuzuarit) erdhi e më tha se Shabarish ishte plagosur duke ndezur fishekzjarre,” tha nëna e tij për mediat Vijaya. “Djali im ishte i pirë, e besoj këtë version. Unë shkova me nxitim te ai bashkë me bijën time dhe me ndihmën e të tjerëve e dërguam në spital”, tha nëna e viktimës.//TheIndependent/
Top Channel