Një përleshje e armatosur është shënuar mbrëmjen e së martën në kryqëzimin e rrugëve Lezvou dhe Patision në lagjen Kipseli të Athinës.

Dëshmitarë okularë thanë se çdo gjë nisi gjatë një konflikti të rastit dhe shumë shpejtë degjeneroi në përleshje të armatosur.

Viktima mori të paktën 2 plumba ndërsa në vend ngjarje u gjendën 4 gëzhoja.

Shtetasi turk i ekzekutuar në Kipseli, ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Ai ishte arrestuar në 2022 për trafik droge dhe në rrethana që ende nuk dihen kishte dalë jashtë shumë shpejtë pasi me gjasa ishte kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Edhe pse në kërkim ndërkombëtar, ai qarkullonte lirisht në Athinë dhe banonte më pak se 300 metra nga rajoni i policisë Kipseli.

Autorët e dyshuar besohet se janë ish bashkëpunëtorët e tij nga ky trafik.

Një qytetar që u ndodh rastësisht në vend ngjarje mori plagë të lehta dhe u dërgua në spital.

Hetimet i ka marrë në dorë departamenti i sigurisë së Atikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA