Ngordh Kamala në kopshtin zoologjik të Uashington, vdekja e elefantit në ditën e zgjedhjeve nxit furi meme-sh në internet (fotot)

05/11/2024 21:46

Një elefant i njohur në kopshtin zoologjik të Uashington i quajtur Kamala u vu në prehje me injeksion të shtunën, por emri i tij ka nisur një vërshim shakash për kohën e ngjarjes kur zv. presidentja Kamala Harris përballet me ish-presidentin Donald Trump në një garë të ngushtë zgjedhore për presidencën.

Kamala ishte anëtare e vjetër e tufës së elefantëve aziatikë të kopshtit zoologjik Smithsonian por shëndeti i saj ishte përkeqësuar në mënyrë të parikuperueshmeprej disa vitesh, thane zyrtaret.

Prandaj veterinerët vendosën ta vrisnin me eutanazi, thuhet në deklaratën e kopshtit.

Koha e vdekjes së elefantit 50-vjeçar dy ditë para zgjedhjeve, nxiti shumë reagime dhe humor, si dhe shprese se Trump mund të dalë fitimtar.

“Është ky një ogur i keq? Por për kë nga kandidatët? Elefanti një kafshë republikane, por e ka emrin Kamala, si kandidatja demokrate”, shkruante me ironi një përdorues në rrjetin X.

Mbështetësit republikanë e merrnin si një shenjë të mirë për fitoren e Trump, ndërsa demokratët rrjedhimisht e shfrytëzonin për t’u tallur me të.

“Trump është i tmerruar tani pasi urimi i tij i fundit shkoi për fat të keq te elefanti”, shkruante një tjetër përdorues.

Një tjetër shkruante me dashakeqësi: “Për të barazpeshuar gjërat, unë sapo vrava me eutanazi një majmun të quajtur Donald.”

Disa kërkonin të tjera kafshë si fajtore për ngjarjen, teksa dikush shkruante, “Moo Deng e ka bërë këtë”, duke iu referuar një hipopotami të njohur në kopshtin zoologjik.

Megjithëse shumë shaka përfshinin çështjen e zgjedhjeve me vdekjen e elefantit, disa shprehnin dyshim dhe keqardhje të vërtetë për kafshën e ndarë nga jeta.

“Kjo është e trishtë por ndoshta nuk ishte koha më e mirë për të vrarë pikërisht këtë elefant, përveçse e kanë bërë qëllimisht”, shkruante përdoruesi skeptik, sipas rrjetit vendas New York Post.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA