‘Mos e quani luftë, është një gjenocid’ në Gaza, thotë raportuesja e OKB (fotot)

05/11/2024 18:31

“Objektivi për të shkatërruar është i dukshëm dhe i pamohueshëm”, thotë në raport Francesca Albanese

Raportuesja e veçantë e OKB për Palestinën ka përsëritur sot se ajo që po ndodh në Rripin e Gazës nuk është një “luftë” por një “gjenocid”.

“Janë të shumta mënyrat sesi Izraeli po i shkatërron palestinezët në Gaza. Duke krijuar kushte çnjerëzore e të papërballueshme, që janë disa teknika komplekse e mizore”, komentonte raportuesja në rrjetin X.

“Mos e quani luftë. Është një genocid. Motivet janë të parëndësishme. Qëllimi dhe vendosmëria për të shkatërruar është evidente dhe e pamohueshme”, shtonte Albanese, sipas rrjetit shtetëror turk Anadolu.

“Ashtu siç është e pamohueshme bashkëfajësia e shteteve të tjera”, shtonte raportuesja.

Zhvillimi vjen pasi kreu i agjencisë së OKB për refugjatët palestinezë Philippe Lazzarini, tha dje se asistenca e përditshme humanitare në zonë është “në nivelin më të ulët, me rreth 30 kamionë që janë lejuar të hyjnë në ditë në tetor.”

Lazzarini theksonte se nuk mund të plotësoheshin nevojat e të sëmurëve e të të uriturve mes popullatës prej rreth 2 milionë njerëzish.

Izraeli ka vijuar ofensivën shkatërrimtare në Gaza prej dy vjetësh duke vrarë rreth 43,400 njerëz e duke e bërë zonën thuajse të pabanueshme, shkruan rrjeti Anadolu.

FOTO GALERI
2/3
OKB tha dje se asistenca e përditshme humanitare në zonë është "në nivelin më të ulët'

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA