Kryeministri hungarez Orban takon presidentin kirgiz Sadyr Japarov (fotot)

05/11/2024 18:57

Viktor Orban është pritur sot me nderime nga presidenti i Kirgistanit në kryeqytetin Bishkek, me të cilin do të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Shteteve Turkike, e cila përfshin vendet gjuha e te cilave ka si origjine turqishten.

“Jemi të lumtur që edhe Kirgistani është në anën e paqes,” tha Orban duke iu referuar luftës brutale në Ukrainën fqinje.

“Hungaria është një vend që jeton pranë një vendi që është prej njëmijë ditësh në luftë, dhe kjo është kundër interesit të hungarezë, prandaj na intereson të vijë fundi saj sa më shpejt”, tha më tej Orban.

Më tej lideri hungarez shtonte:

“Populli ynë është më i mirë në paqe sesa në luftë, dhe jemi të lumtur që Kirgistani është gjithashtu në anën e paqes, ashtu siç janë një shumicë vendesh të tjera”.

“Katër vjet më parë dy vendet tona rritën nivelin e partneritetit dhe kjo ka dhënë rezultate sa i përket tregtisë dhe bashkëpunimit në fushat kryesore si hidro-energjia dhe bujqësia.

“Ne krijuam fondin e investimeve hungarezo-kirgiz dhe do të përdorim burimet e tij për ndërtimin e hidrocentralit sipas porosisë së presidentit Japarov. Kemi arritur gjithashtu rezultate në bujqësi, me bashkëpunimin mes kompanive hungareze bujqësore e të ushqimit”, tha mes të tjerash Orban për takimin, sipas rrjetit AFP.

Organizata e vendeve turqisht folëse përfshin Azerbaixhanin, Kazakistan, Kirgizstanin, Turqinë dhe Uzbekistan, ndërsa Hungaria e Turkmenistani janë ‘observues.’

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA