Korrupsioni i 6 pedagogëve në Universitetin e Elbasanit/ Zbardhen detaje nga këqyrja e telefonave të të akuzuarve, zbulohen biseda për…

05/11/2024 14:50

Zbardhen detaje të reja në lidhje me korrupsionin e 6 pedagogëve në Universitetin e Elbasanit.

Top Channel mëson se “janë bërë këqyrje të telefonave të të akuzuarve ku u zbuluan biseda me interes ne lidhje me ngjarjen dhe konkretisht me dhënien e notave kaluese personave të ndryshëm, por që për shkak të afatit të kësaj kërkesë nuk janë bërë objekt i saj dhe telefonat do dërgohen për ekspertim teknik”.

Kujtojmë se Gjykata e Elbasanit e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e pedagogëve të Universitetit të Elbasanit ndërkohë që ndaj tyre ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra.

6 pedogogë të Universitetit të Elbasanit u arrestuan mëngjesin e 1 nëntorit në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Edukimit të dyshuar për korrupsion pasiv pasi jepnin provimet në këmbim të parave. Madje në bisedat telefonike që prokuroria disponon faktohet se përveç parave pedagogët pranonin edhe dhurata të tjera.

Pedagogët e përfshirë janë Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj, ku Edlira Gugu ndodhet ende në kërkim pasi ishte në një konferencë jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA