Korrupsion me një thes patate/ Gjykata vendos të çojë në SPAK 6 pedagogët e universitetit të Elbasanit

05/11/2024 12:59

Gjykata e Elbasanit e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e pedagogëve të Universitetit të Elbasanit ndërkohë që ndaj tyre ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra.

Gjykata vendosi që në “arrest me burg” të vendosë Gazmend Hodon i cili në këtë aferë të dyshuar korruptive luante rolin e sekserit. Më tej Gjykata e Shkallës së parë Elbasan vendosi t’i kalojë çështjen për kompetencë Spak.

6 pedogogë të Universitetit të Elbasanit u arrestuan mëngjesin e 1 nëntorit në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Edukimit të dyshuar për korrupsion pasiv pasi jepnin provimet në këmbim të parave. Madje në bisedat telefonike që prokuroria disponon faktohet se përveç parave pedagogët pranonin edhe dhurata të tjera.

Prokuroria gjithashtu ka sekuestruar në cilësi të provës materiale para, biseda telefonike dhe teza provimesh.

Seanca gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë zgjati për më shumë se tre orë për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme nga tensioni që u krijua në ambientet e gjykatës. Në mënyrë të paprecedentë gjykata e Elbasanit krijoi kaos në menaxhimin e familjarëve dhe përfaqësuesve të medias duke bërë zgjedhke selektive të personave që duhet të ishin të pranishëm në sallën e gjyqit.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të menaxhuar situatën në korridoret e gjykatës dhe për të garantuar zhvillimin e seancës.

Pedagogët e përfshirë janë Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj, ku Edlira Gugu ndodhet ende në kërkim pasi ishte në një konferencë jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA