Industria e lajthive në Francë kërkon mbrojtje për krizën e prodhimit dhe legjislacionin kufizues (fotot)

05/11/2024 19:31

Një pjesë e konsiderueshme e prodhimit të lajthisë për vitin 2024 në Francë është shkatërruar nga insekti i njohur si “kërpudha e arrës”, thotë kreu i kooperativës Jean-Luc Reigne, në rajonin jugor francez Lot-et-Garonne.

“Për vitin 2024 kishim një prodhim total prej 13,000 ton por rreth gjysma e tij është shkatërruar nga dy parazitë kryesorë. Niveli i dëmit është i tillë pasi insekti injekton kontaminues sa herë që kafshon farën”, shton Reigne.

Kolegu i tij Xavier Mas, tha se nevojitet lejimi i insekticideve të përdorura nga vendet fqinje evropiane, të cilat çuditërisht janë ndaluar në Francë.

“Nuk mund të pranojmë sot këto rregulla të ndryshme në disa vende të BE. Në Francë na ndalohet përdorimi ingredientit që lufton këto parazitë, ndërsa për kolegët tanë italianë lejohet, ashtu si dhe në vende të tjera të BE. Kjo është e padrejtë, është konkurrencë e padrejtë, nuk ke si ta quash në mënyrë tjetër”.

Mas thotë se zhgënjimi i prodhuesve francezë të lajthive rritet nga viti në vit me burokracitë jo-funksionale të bujqësisë:

“Zemërimi është këtu dhe ne e kuptojnë se asgjë nuk po ndryshon me autoritetet, përveç një deklaratë të ministrisë javës që shkoi për një auditim”.

“Prej të paktën dy vitesh pësojmë dëme të konsiderueshme, edhe një vit tjetër me këtë rezultat dhe ne falimentojmë, fermat do të falimentojnë, dhe nëse fermerët mbeten pa asgjë nuk do të hezitojnë të bëjnë përpara të thënë dy fjalë”, përfundonte Mas për rrjetin vendas AFP.

FOTO GALERI
2/4
Një pjesë e konsiderueshme e prodhimit të lajthisë për vitin 2024 në Francë është shkatërruar nga insekti i njohur si “kërpudha e arrës”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA