E reja me dy fëmijë martohet me burrin e ëndërrave, por ai vdes papritur pas 18 muajsh nga ataku kardiak (fotot)

05/11/2024 15:26

Një grua në Australi ka treguar sesi u martua me ‘të dashurin e ëndrrave’ që pranoi si të tijët dy fëmijët e saj, por 18 muaj më vonë bota e saj u shemb kur ai vdiq papritur nga një atak kardiak i pashpjeguar.

29 vjeçarja Cassie u martua me Jake Mumberson një vit e gjysmë më parë teksa ai adoptoi dhe dy djemtë e saj Zak and Nix nga një marrëdhënie e mëparshme.

Por 32 vjeçari nga Sidney vdiq papritur dhe tashmë gruaja dhe tre fëmijët e tyre mbajnë zi për të.

“Fëmijët e mi e quanin atë ‘baba’”, tregon Mumberson për rrjetin Daily Mail Australia ndërsa shton se ata kishin sjellë në jetë dhe bijën e tyre dy vjeçare, Willow.

Mumberson, i cili kishte biznesin e tij të punimit te gardheve e kopshteve, ishte shtuar në spital për një sëmundje tjetër, kur u nda papritur nga jeta javës që shkoi.

“Dy orë pasi shkuam aty ai humbi ndjenjat dhe pësoi atak kardiak. Ishte diçka krejt e papritur”, thotë Cassie.’

Ajo shton se ishte gjithashtu tragjike t’i jepte lajmin fëmijëve të tyre.

“Nëna e Jake kishte ndërruar jetë vitin që shkoi dhe fëmijët e donin shumë atë, prandaj i thashë se ai ka shkuar në qiell me nënën e tij.’

“Vajza ime dy-vjeçare nuk kupton gjë, por djali im është gjashtë dhe i madhi nëntë, ai sigurisht që kupton”.

Zonja Mumberson tregon më tej sesi po përpiqet të përballojë vdekjen e bashkëshortit.

“Jam ende e shokuar, nuk i kontrolloj dot të gjitha emocionet, njëherë trishtohem e qaj, më pas jam e lumtur”.

Vdekja e papritur e zotit Mumberson bëri që familjarët të mos kishin planifikuar një funeral.

Për t’i ndihmuar ata, mikja e familjes Millie Jadrijevic ka ngritur një faqe donacionesh, teksa komenton:

“Papritur e padrejtësisht Jake u nda nga gruaja Cass, nga Zak e Nix që i konsideronte si të tijët, dhe nga e bija Willow. Rrugëtimi i tyre në jetë ndryshoi përgjithmonë”.

Jadrijevic tha se shoqja e saj tashmë duhet të përballojë humbjen e bashkëshortit duke u mundur të kujdeset sa më mirë të mundet për ter fëmijët, teksa inkurajonte donacione për të ndihmuar familjen në rrugën e rekuperimit, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
1/5
29 vjeçarja Cassie u martua me Jake Mumberson një vit e gjysmë më parë teksa ai adoptoi dhe dy djemtë e saj Zak and Nix nga një marrëdhënie e mëparshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA