Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të nëntë të Shkollës së Integrimit Europian.
Ai komentoi hapjen e grup kapitullit të parë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku tha se anëtarësimi në BE është më shumë se një proces teknik.
Ndër të tjera ai tha se “duket sikur yjet janë në rrugën e duhur për Shqipërinë”, ndërsa theksoi se mbështetja e Tiranës për BE është shumë e madhe.
“Falënderoj edhe kampusin e Evropës. Jam i kënaqur që kolegët do kontribuojnë në shkollë.
Anëtarësimi në BE është më shumë se proces teknik, është zgjidhje breznie. Duhet reflektuar në politikën e jashtme dhe të brendshme. Po kështu edhe për transformimin që do sjellë në jetën e përditshme. Duket sikur yjet janë në rrugën e duhur për Shqipërinë. Dikush mund të thotë që mbështetja e Shqipërisë për BE është më e lartë se vendet e BE. Ky është një avantazh dhe duhet ruajtur.
Ju jeni aktorët kryesorë të këtij rrugëtimi.”, tha Gonzato.
Top Channel