Turqia vazhdon shkarkimin e kryebashkiakëve kurdë për ‘lidhje me militantët’ (fotot)

04/11/2024 18:26

Tre kryebashkiakë pro-Kurd janë shkarkuar sot në qytete lindore të Turqisë, për lidhje të supozuara me militantët.

Ministria e brendshme turke njoftonte shkarkimin e kryebashkiakëve nga partia pro-kurde DEM Party në qytetet Mardin, Batman e Halfeti, duke i zëvendësuar ata me administratorë të emëruar nga qeveria.

DEM partia e tretë më e madhe në parlamentin turk, dënonte shkarkimet e zyrtarëve të saj të zgjedhur, duke thënë se kjo është në kundërshtim me politikën e afrimit të Ankarasë për procesin e paqes në lindje të vendit.

“Kjo është një përsëritje e sulmeve të falimentuara që vijojnë prej vitit 1994 për të eliminuar popullin kurd nga politikat demokratike,” shkruante DEM. “Megjithse ne presim që ata të zgjasin dorën për zgjidhje dhe paqe, këtu është shkelur vullneti popullit që i ka zgjedhur zyrtarët”.

Në lidhje me kryebashkiakun e Mardin, Ahmet Turk, 82 vjeç, kjo është hera e tretë që shkarkohet. Ai është akuzuar në maj si pjesëmarrës në protestat e gjera të 2014.

Javës që shkoi një tjetër kryebashkiak i poartisë opozitare CHP u arrestua për anëtarësi të dyshuar në grupin militant kurd PKK.

Etnia kurde përbën rreth një të pestën e popullsisë prej më shumë se 85 milionë të vendit, shkruan rrjeti Middleeastmonitor.

FOTO GALERI
2/3
“Kjo është një përsëritje e sulmeve të falimentuara që vijojnë prej vitit 1994 për të eliminuar popullin kurd nga politikat demokratike,” shkruante DEM

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA