“Rritja ekonomike 3.9%”/ Buxheti i 2025 parashikon borxhin në 55.8%. 500 mld lekë suficit

04/11/2024 15:01

Në Komisionin e Ekonomisë u diskutua projektbuxheti i vitit 2025. Në këtë komision Partia Demokratike vendosi që të mos marrë pjesë, i vetmi opozitar në këtë mbledhje ishe Dashamir Shehi.

Ministri i Financave, tha se buxheti I vitit 2025 do të përmbush dy qëllime zhvillimin e ekonomisë dhe uljen e borxhit publik. Sipas tij ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.9% gjatë periudhës 2025-2027.

Ndërsa buxhetit pritet ti shtohen 40.6 miliard lekë, në krahasim me vitin që lamë pas.

Malaj: Projekt buxheti për vitin 2025 materalizon politikat fiskale, konkretisht ky buxhet targeton një buxhet me një suficit primarë për rreth 0.5 miliard lekësh. Duke targetuar që për vitin 2025 niveli të shkojë në 55.8% të PPB nga 55.6% që presim të jetë në fund të këtij viti. Në skenarin tonë në vitin 2025 parashikojmë një rritje ekonomive prej 3.9%”

Për vitin e ardhshëm pritet që buxheti të ketë një rritje prej 51.4 miliard lekësh, ku ministritë që do të marrin më tepër financim janë arsimi, shëndetësia dhe bujqësia.

“Në kahun e shpenzimeve buxhetore në pr.buxhetin e vitit 2025 janë parashikuar të shpenzohen 822.7 miliard lekë ose 31.4% e PPB me një rritje m e një vlerë absolute prej 51.4miliardë lekë krahasuar me planin e rishikuar të vitit që lamë pas. Shpenzimet për vitin e ardhshëm do të përqendrohen në financimin të sektorëve prioritarë siç janë arsimi, shëndetësia, infrastruktura, shërbimet dixhitale dhe bujqësia”.

Ndërkohë në ditët të vijim pritet të realizohen seanca të posaçme për të diskutuar mbi buxhetin e sigurimeve shoqërore, dhe atë të sigurisë kibernetike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA