Liderja pro-BE fiton zgjedhjet në Moldavi megjithë pretendimet e ndërhyrjeve ruse (fotot)

04/11/2024 16:15
Stoianoglo, ish-prokuror i përgjithshëm i shkarkuar nga detyra prej Sandu, ka mohuar se është pro-Kremlinit.

Presidentja moldave pro-evroiane Maia Sandu ka fituar një mandat të dytë pas zgjedhjeve të tensionuara të së dielës, që konsideroheshin si një zgjedhje e orientimit të vendit ose nga Evropa ose Rusia.

Komisioni elektoral tha se Sandu fitoi 55% të votës sipas rezultateve paraprake në vendin ish-sovjetik, ku pjesëmarrja e votuesve shënonte 54% sipas rrjetit BBC, pra rreth çereku i votuesve ka dhënë asaj votën.

Në një fjalim dje vonë ajo tha se do të jetë presidente e të gjithë moldavëve.

Rivali i saj Alexandr Stoianoglo, i mbështetur nga partia ruse socialiste kishte bërë thirrje për marrëdhënie më të afërt me Moskën.

Dje këshilltarët e presidentes kishin deklaruar se ka pasur “ndërhyrje masive” nga Rusia në procesin elektoral, me qëllim “shtrembërimin e rezultatit”.

Rusia mohonte akuzat duke i quajtur qesharake.

Por edhe Stoianoglo, ish-prokuror i përgjithshëm i shkarkuar nga detyra prej Sandu, ka mohuar se është pro-Kremlinit.

Me mbylljen e votimit, si 52 vjeçarja Sandu dhe rivali i saj falënderuan votuesit,  teksa Stoianoglo e bënte këtë edhe në gjuhën ruse edhe në atë rumune. Gjuha rumune është e folura kryesore në Moldavi, ndërsa edhe gjuha ruse flitet gjerësisht prej të kaluarës sovjetike të vendit.

Stoianoglo ishte fillimisht në krye të votave në Moldavi, me më shumë se 51%, por Sandu fitoi në kryeqytetin Chisinau, dhe besohet se u mbështet nga moldavët në emigracion.

Mbrëmë vonë ajo vlerësonte votën e emigrantëve duke thënë se “Moldavia ka dhënë një leksion demokracie, që duhet të shkruhet në librat e historisë”.

Moldavia ka qenë për 51 vjet republikë sovjetike, e kufizuar në lindje e perëndim nga Ukraina e Rumania. Ajo është një nga vendet më të varfra në Evropë, ka një popullatë prej 2.5 milionë dhe rreth 1.2 milionë në emigracion.///BBC/

FOTO GALERI
1/3
Moldavia ka qenë për 51 vjet republikë sovjetike, e kufizuar në lindje e perëndim nga Ukraina e Rumania.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA