Italiani student i arteve në Shqipëri/ Ka zgjedhur të studiojë korno në universitetin e Arteve në Tiranë

04/11/2024 15:28

Samuele Poggi ka lënë para dy vitesh Piacenzën e Italisë për të studiuar instrumentin e kornos në auditoret e Universitetit të Arteve në Tiranë.

“Kam ardhur këtu me dëshirën për të përmirësuar veten. Doja të njihja një botë tjetër, përvec asaj që kam jetuar në Itali, dhe kisha besimin që Shqipëria mund të më jepte një këndvështrim tjetër artistic. Dhe e gjeta atë që kërkoja. Ndihem shumë, shumë mirë. Kjo është një fazë e rëndësishme e jetës sime. Besoj do të qëndroj disa vite, pastaj nuk e di se cfarë më rezervon jeta”, tha studentin Samuele Poggi.

I riu italian mendon se mundësitë për shtimin e aktiviteteve kulturore janë të shumta, pasi sheh në Shqipëri potencial. Ndërsa profesori Ilir Kodhima tregon se insitucioni arsimor ku punon ka një ndryshim të dukshëm vit pas viti dhe janë të gatshëm për të përballuar me sukses pritshmëritë e studentëve të huaj.

“Veprat por edhe metodologjia mësimore është thuajse e njëjtë këtu te artet si jashtë. Pasi ne kemi shkëmbyer përvojat me pedagogët e huaj, por edhe artistët me famë botërore që kanë ardhur ka mbajtur leksione të hapura për studentët tanë pa pagesa. Edhe eksperienca jonë në institucione kulturore ka bërë që të rritet kapaciteti professional”, tha pedagogu Ilir Kokodhima.

Por pse kanë zgjedhur kornon, një instrument në dukje i rrallë?

‘Që kur kam qenë i vogël, në Itali shkolla organizonte leksione të hapura dhe kur pashë kornon u dashurova me të. E zgjodha menjëherë. Korno është instrumenti më i bukur që ekziston. Mund të luash të gjitha zhanret që dëshiron, nga muzika klasike te xhazi. Ka një tingull të mrekullueshëm”, tha Samuele.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA