Mediat iraniane njoftonin se mëngjesin e sotëm është ekzekutuar nga zyrtarët e burgut Dizelabad në Kermanshah, Arvin Ghahremani (i njohur gjithashtu si Nathaniel), një iranian hebre, i dënuar me vdekje për një konflikt të rëndë.
Rrjeti vendas Mizan, raportonte se Ghahremani ishte arrestuar në nëntor 2022 pas një konflikti çështje financiare me qytetarin musliman Amir Shokri, i cili si rezultat u nda nga jeta. Pas një procesi të shpejtë gjyqësor Ghahremani u dënua me vdekje.
Prokurori i Kermanshah tha se avokatët e Ghahremani kishin aplikuar për apel po rishte mohuar disa herë nga gjykata e lartë.
Shqetësime ishin ngritur nga komuniteti hebre i Iranit dhe aktivistet e të drejtave të njeriut për rastin Ghahremani, veçanërisht për mohimin e apelit dhe ekzekutimin e shpejtë.
Aktivistët e të drejtave akuzonin sistemin e drejtësisë për ligjet ‘qisas’ (të drejtësisë së hakmarrjes) me të cilat ligji në vend diskriminon ndaj minoriteteve fetare.
Sipas ligjit në Iran, mandatet ‘qisas’ kërkojnë dënim kapital kur një jo-musliman vret një muslian, por kjo nuk aplikohet në rast të kundërt.
Kjo mungesë mbrojtjeje ligjore ka sjellë disa vrasje të jo-muslimanëve në Iran, veçanërisht nga komuniteti hebre vendas ‘Baha’i,’ shkruan rrjeti vendas En-brana.
Top Channel