Bardhi: Shqiptarët paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë elektrike në rajon! Shkak…

04/11/2024 14:21

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shprehet se shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon, duke iu referuar të dhënave nga ERUOSTAT.

Në një postim në rrjetet sociale, Badhi akuzon zv.kryeministren dhe njëhërësh ministren e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Qytetarët e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, sipas EUROSTAT paguajnë më lirë çmimin e energjisë elektrike sesa qytetarët shqiptarë.

Shqiptarët paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë për shkak të babëzisë së Belinda Ballukut për të vjedhur kudo. 180 milion euro të vjedhura vetëm nga transaksionet e shit-blerjes së energjisë në 1 vit, është e vetmja arsye pse shqiptarët detyrohen të paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë në Rajon, edhe pse janë të bekuar nga Zoti me burime të shumta natyrore, që krijojnë të gjithë mundësinë për të patur një çmim më të lirë të energjisë elektrike, të paktën sa qytetarët e Kosovës.”, shkruan Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA