Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit për mandatin Vullnet Sinajt.
Bardhi thekson se cështja duhet të kalojë në Kushtetuese.
Në letër shkruhet se kërkohet “Ndjekja e procedurës parlamentare për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj” dhe “Dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”.
Më tej thuhet se “ky pengim i Kryetares së Kuvendit është një shkekje flagrante e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit dhe gjithashtu cenim flagrant i të drejtës kushtetuese të 1/10 të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”.
Top Channel