“Shtëpia Studio Kadare-Agolli”/ Arkitektja flet për projektin dhe zbulon sekretin e Ismail Kadaresë: Ja cilat libra i mbante të bibliotekë

03/11/2024 22:19

Kujtime, me momente të bukura dhe të vështira që u vendos të muzealizohet.

Këto shtëpi edhe pse nuk e kanë të zotin të gjallë, ndodh pa kuptuar që të na takojnë me ta, me objektet, me dorëshkrimet, me librat qe kanë lexuar, me librat që kanë shkruar. Me mënyrën si ata kanë jetuar. Shtëpi që na jep të gjithëve. Se kjo është ajo që ndodh kur je më i madh se vendi ku ke lindur, shtëpia nuk është veç e jotja.

Alba Baxhaku, arkitekte dhe përgjegjëse e sektorit të projektimit dhe konkurseve në Bashkinë e Tiranës, ndau më shumë detaje rreth projektit për ndërtimin e “Shtëpia Studio Kadare-Agolli”, në zemër të kryeqytetit.

“Këta janë libra pak sekretë, të ndaluar. Dy botimet e Lasgush Poradecit, që Kadare e mbante në bibliotekën e tij dhe na duk interesante që ta shfaqnim në një sirtar sekret. Vizatimet e shkollës, dëftesat e vajzave të tij, një prej të cilave e kemi printuar në mur.

Rrugëtimi i muzeut vijon siç është ai i dy banorëve në këtë pallat. Nën kupolën e letrave shqipe. Ka qenë një projekt rëndësishëm i shtrirë në vite. Këto janë apartamente ku bashkoheshin dy njësi banimi.”, tha ndër të tjera Baxhaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA