Teza e Spiropalit për një marrëveshje të re për Shqipërinë, Rama thumbon ish-ministren: Mezi pres që të na sjellin draftin, por kam frikë se s’do vijë kurrë 20/06 14:01
Edi Rama ka mbyllur fjalën e tij para shqiptarëve të Selanikut me shprehjen “rroftë Shqipëria, dhe zito i Elada (rroftë Greqia)”, teksa kërkoi votën e emigrantëve për zgjedhjet e 2025, duke shtuar se vetëm PS është forca që mund ta çojë Shqipërinë para.
Më pas Rama ia dha fjalën të pranishmëve në sallë, për të bërë pyetje drejt tij dhe qeverisë.
“Për të gjithë ata që do të duan të votojnë nga aty ku janë, do të bëhet me postë, fleta do të vijë me zarf. Jemi duke diskutuar dhe dërgimin mbrapsht që të mos ketë kosto për ata që do jenë zgjedhësit e parë nga jashtë”, tha Rama.
Top Channel