Pasivizimi i adresave të vendbanimit për shqiptarët e Luginës së Preshevës i nxori banorët në protestë të dielën në Medvegjë.
Nga vendbanimi me numrin më të lartë të pasivizimit, shqiptarët kërkuan kthimin e adresave të tyre. Pasi të njëjtët nuk mund të pajisen me dokumente identifikimi siç është rasti me familjarët e Rexhep Abazit. Familja e tij nuk janë të vetmit që e vuajnë këtë diskriminim, pasi numri i banorëve të pasivizuar është i lartë në Komunën e Medvegjës.
Në protestën e së dielës, pranë stacionit të policisë në Medvegjë, shqiptarët kërkuan reagimin e ndërkombëtarëve karshi diskriminimit. Banorëve të Medvegjës iu kërkua po ashtu të mos ndalojnë me kërkesat për riaktivizimin e adresave të tyre dhe pajisjen me dokumente identifikimi.
Në statistikat e fundit, në Komunën e Medvegjës janë regjistruar 6360 banorë dhe janë pasivizuar 4214 qytetarë.
Top Channel