24/12 21:57
Ka nisur takimi i Edi Ramës me shqiptarët në Selanik.
Në nisje të fjalës, Rama ftoi në skenë dhe 8 mësues që do të kenë një kontratë pune nga ministria për t’u mësuar gjuhën shqipe vogëlushëve shqiptar që jetojnë në Selanik.
“Pas takimit të paharrueshëm të Athinës, do të na ndihmojmë që t’u qëndrojmë më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipe, janë këtu 8 mësuesit e rinj, që ministria do të lidhë një kontratë pune që do t’u mësojë gjuhën tonë amtare vogëlushëve shqiptarë të Greqisë”, tha Rama.
Top Channel