Kanë qenë të shumtë emigrantët shqiptarë që kanë dashur përveç se të dëgjojnë kryeministrin Rama në fjalimin e tij me diasporën në Selanik të ndajnë me të edhe shqetësimet e tyre, apo problematikën e tyre, ku më kryesorja ishte çështja e pajisjeve me lejet e qëndrimit apo marrja e nënshtetësisë.
Të tjerë e shohin me pozitivitet faktin historik që për herë të parë do të votojnë pa u dashur nevoja të shkojnë në atdhe.
“E kemi pritur me shumë dëshirë dhe i kemi kushtuar vëmendje vendimit të qeverisë. Asnjëherë se kemi harruar vendlindjen.”, shprehet një shqiptare.
“Fakti që në Shqipëria ka hapur krahët për të hyrë në Evropë është fakt që Shqiptarët janë të kënaqur”, tha një tjetër shqiptare në Selanik.
Ndërsa ka pasur edhe ata që kanë protestuar për ardhjen e kryeministrit shqiptar në Selanik.
Gjithsesi dëshira e madhe e migrantëve është padyshim të jenë edhe ata në qendër të vëmendjes së Tiranës zyrtare dhe të zhvillimeve politike dhe ekonomike në atdhe.
Top Channel