Reperi i njohur, Arkimed Lushaj është liruar nga paraburgimi 48-orësh në Pejë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë, Stresi përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.
“Sapo dola shihemi…. “, shkroi reperi në postimin e tij.
Vetëm të premten, prokuroria në Pejë i shqyrtoi masën e paraburgimit prej 48-orësh, duke qenë se reperi ishte vetë-dorëzuar në stacionin policor nën përfaqësimin e avokatit të tij.
Stresi ishte në kërkim prej javësh nga autoritetet e Kosovës, pasi dyshohet të jetë përfshirë në një përleshje në një diskotekë në Pejë.
Në ngjarje dyshohet se u përfshinë po ashtu Noizy dhe DJ i tij, të cilët u arrestuan dhe u liruan me vendim të autoriteteve kosovare.
Top Channel