Kryeministri i Spanjës, Pedro Sancez, ka urdhëruar angazhimin e 5.000 ushtarëve shtesë dhe 5.000 zyrtarëve policorë në rajonin e Valencias, teksa banorët lokalë kritikojnë autoritetet për përgjigjen e dhënë pas vërshimeve katastrofale.
Më shumë se 200 njerëz janë konfirmuar të vdekur, shumica në dhe rreth Valencias, por numri i të vdekurve pritet të vazhdojë të rritet.
Shirat e rrëmbyeshëm, që kanë nisur të hënën, kanë shkaktuar vërshime, të cilat më pas kanë shkatërruar ura dhe kanë mbuluar qytezat me baltë.
Për pasojë, banorët kanë mbetur pa ujë, ushqim dhe rrymë.
Mijëra persona kanë udhëtuar drejt zonave rurale për të ndihmuar në përpjekjet për pastrim të zonës, ndonëse të premten autoritetet kanë paralajmëruar se trafiku do të kufizohet përgjatë fundjavës në atë pjesë, për të siguruar qasje më të lehtë për punëtorët e urgjencave.
Shirat e dendur që filluan të hënën shkaktuan përmbytje që kanë shkatërruar ura dhe kanë mbuluar qytetet me baltë, duke ndërprerë komunitetet dhe duke i lënë ata pa ujë, ushqim ose energji elektrike.
Top Channel